Bota

Fjalimi i Ramës në OKB, Çitaku: Urrejtja e Kurtit dhe Osmanit është më e madhe se dashuria për Kosovën

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku shkruan se urrejtja e tyre karshi Ramës është më e madhe se sa dashuria e tyre për Kosovën. 

25 Shtator 2022, 17:02 Nga I.A
Fjalimi i Ramës në OKB, Çitaku: Urrejtja e Kurtit dhe Osmanit
Vlora Çitaku

KOSOVË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani pasi nuk reaguan ndaj fjalimit të kryeministrit Rama ditën e djeshme në OKB. Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku shkruan se urrejtja e tyre karshi Ramës është më e madhe se sa dashuria e tyre për Kosovën. 

Postimi i Plotë:

Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB.

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. I ngjitur në podium, Rama shprehu dhe njëherë mbështetjen ndaj Ukrainës, duke dënuar edhe njëherë pushtimin rus, por kjo nuk ishte çështja e vetme. Numri një i qeverisë shqiptare foli për sulmet kibernetike, raportin e Dick Marty-t dhe po ashtu për Open Ballkan dhe situatën mes vendeve në Ballkanin Perëndimor.

vjosa osmani albin kurti edi rama vlora citaku

Sondazh

Poll