Bota

Arrestohet anëtari i katërt i grupit holandez, pjesë e bandës së trafikut të drogës që donin të rrëmbenin ministrin belg

Ditën e djeshme u zbulua se ministri i ka shpëtuar një tentative rrëmbimi, gjë e organizuar nga bandat e trafikut të drogës. Më herët u vunë në pranga tre holandezë të moshave 20, 29 dhe 48 vjeç.

25 Shtator 2022, 17:06 Nga F.M
Arrestohet anëtari i katërt i grupit holandez, pjesë e
Vincent Van Quickenborne

BELGJIKË- Një person i katërt është vënë në pranga pasi akuzohet se u përket grupit të holandezëve që tentuan të rrëmbenin ministrin e drejtësisë në Belgjikë, Vincent Van Quickenborne. Bëhet fjalë për një holandez 21-vjeçar, i cili është arrestuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Ditën e djeshme u zbulua se ministri i ka shpëtuar një tentative rrëmbimi, gjë e organizuar nga bandat e trafikut të drogës. Më herët u vunë në pranga tre holandezë të moshave 20, 29 dhe 48 vjeç.

Si u zbulua tentativa e rrëmbimit?

Të premten në mëngjes, një makinë e dyshimtë me targa holandeze u vu re në shtëpinë e Van Quickenborne në Kortrijk. Brenda saj u gjetën armë, një shishe benzene dhe tre personat që ishin në pritje të rrëmbimit të ministrit.

Vetë Van Quickenborne tha se bandat e trafikut të drogës e kanë kërcënuar. Ai foli nga streha ku është fshehur dhe u shpreh se aktualisht ndihej i sigurtë falë ndihmës së ofruar nga qeveria.

Kryeministri Alexander De Croo e quajti kërcënimin ndaj ministrit "krejtësisht të papranueshëm".

vincent van quickenborne kercenohet ministri belg

Sondazh

Poll