Bota

VIDEO- E pazakontë në Itali! Përmbytjet nuk e pengojnë të votojë, qytetari shkon me kanoe

Në ditën e zgjedhjeve në Itali ka edhe nga ata që nuk heqin dorë nga vota dhe kalojnë rrugët e Corso di Lacco Ameno, me kanoe.

25 Shtator 2022, 14:39 Nga A.B
VIDEO- E pazakontë në Itali! Përmbytjet nuk e pengojnë
Qytetari me kanoe

ITALI- Teksa vendi është në zgjedhje parlamentare, disa zona po përballen me reshje shiu dhe përmbytje. Ishulli Ischia mëngjesin e sotëm ajo u zgjua me pjesë të rrugëve të përmbytura për shkak të motit të keq.

Në ditën e zgjedhjeve në Itali ka edhe nga ata që nuk heqin dorë nga vota dhe kalojnë rrugët e Corso di Lacco Ameno, me kanoe.

Për qytetarin italian, Michele Schiano vota është e shenjtë dhe ai vendosi me çdo kusht që të hidhte votën për të preferuarin e tij.

“Do të votoj me kanoe”, shkruhet në postimin e publikuar në Facebook nga banori i ishullit.

Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar në Itali ku sot zhvillohen zgjedhjet. Në mes të një krize të paprecedentë ndërkombëtare, në orën 7 të mëngjesit u hapën rregullisht qendrat e votimit në mbi 61 mijë njësitë elektorale të shpërndara në të gjithë Italinë. 51 milionë italianë kanë të drejtë që të votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, nga të cilët 4.7 milionë votojnë jashtë vendit. 51% janë gra, ndërsa 2.6 milionë të rritur do të votojnë për herë të parë në Senat.

zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll