Bota

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, humb jetën një person, 1 i shoqëruar

Për momentin nuk janë bërë të ditur identitetet e personave të përfshirë në ngjarje.

25 Shtator 2022, 14:05 Nga A.B
Vrasje me armë zjarri në Kosovë, humb jetën një person,
Policia

KOSOVË- Një person ka mbetur i vrarë në lagjen Kolovica në Prishtinë. Express raporton se për këtë ngjarje është vënë në pranga një person, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Për momentin nuk janë bërë të ditur identitetet e personave të përfshirë në ngjarje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen. 

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha Ulaj.

 

 

vrasje ne prishtine

Sondazh

Poll