Bota

I sapo kthyer nga asmbleja e OKB-së! Kryeministri spanjoll rezulton pozitiv me koronavirus

Ai ka shtyrë përkohësisht angazhimet e tij të planifikuara, disa ditë pasi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

25 Shtator 2022, 14:01 Nga A.B
I sapo kthyer nga asmbleja e OKB-së! Kryeministri spanjoll rezulton pozitiv
Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai ka shtyrë përkohësisht angazhimet e tij të planifikuara, disa ditë pasi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Këtë mëngjes dola pozitiv për Covid-19”, ka shkruar ai në Tëitter, duke sqaruar se nuk do të marrë pjesë në “Festivalin e Trëndafilit” të Partisë Socialiste të Katalonjës (PSC) që do të mbahet në Gava, pranë Barcelonës.

“Do të vazhdoj të punoj duke marrë masat maksimale”, shtoi ai.

Sanchez u kthye në Spanjë dy ditë më parë. Në Nju Jork, ai mori pjesë në shumë ngjarje dhe u takua me shumë krerë shtetesh, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 77-të.

pedro sanchez

Sondazh

Poll