Bota

VIDEO- Skena e pa publikuar nga sezoni i parë i Squid Games

Shkrimtari dhe regjisori Hwang Dong-hyuk, shfaqi një klip të papublikuar nga sezoni i parë. 

25 Shtator 2022, 14:30 Nga A.B
VIDEO- Skena e pa publikuar nga sezoni i parë i Squid Games
Seriali

JAPONI- Dje Netflix prezantoi në “Tudum”, një event global për fansat e shërbimit streaming, lajme ekskluzive, materiale të pa publikuara, trailera si dhe intervista me yjet dhe krijuesit më të mëdhenj të platformës.

Anëtarët e kastit të "Squid Game", Yang-soo, Lee Jong-ji, Park Hae-soo dhe Anupam Tripathi ishin aty, ndërsa shkrimtari-regjisori Hwang Dong-hyuk, shfaqi një klip të papublikuar nga sezoni i parë. 

“Do të doja të falënderoja të gjithë fansat e Netflix në mbarë botën që e duan sërish lojën Squid. Ju lutemi, prisni me padurim sezonin e dytë, i cili do të jetë i mbushur me histori krejt të reja. Por ndërkohë, kam përgatitur një dhuratë të vogël për fansat që presin sezonin e dytë të Squid Game. Le t’i hedhim një sy ”, tha regjisori pak para shfaqjes së klipit. 

Sipas informacioneve, Hwang Dong-hyuk ka përgatitur lojëra të reja për sezonin e dytë të serialit. Xhirimet për episodet e reja thuhet se do të fillojnë këtë vit.

squid games

Sondazh

Poll