Aktualitet

Dyshohet se është i qëllimshëm! 5 vatra zjarri në Devoll, digjen sipërfaqe me pemë dhe baza ushqimore

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll të 5 vatrat e zjarrit, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemëtoret e tjera.

25 Shtator 2022, 11:15 Nga A.B
Dyshohet se është i qëllimshëm! 5 vatra zjarri në
Zjarr

KORÇË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe prej 5 hektarësh të mbjella me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë. Zjarri ka nisur në fshatin Baban të bashkisë Devoll.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll të 5 vatrat e zjarrit, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemëtoret e tjera.

Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.

zjarr ne devoll

Sondazh

Poll