Aktualitet

Mbyllja e kolegjit turk, nxënësit protestojnë të hënën para Ministrisë së Arsimit

Protesta do të zhvillohet ditën e nesërme më 26 shtator, në orën 10:00. Pas ministrisë së Arsimit, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

25 Shtator 2022, 09:51 Nga A.B
Mbyllja e kolegjit turk, nxënësit protestojnë të
Protesta

TIRANË- Gjimnazistët e kolegjit turk, “Mehmet Akif” do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar vendimin për mbylljen e këtij institucioni arsimor. Protesta do të zhvillohet ditën e nesërme më 26 shtator, në orën 10:00. Pas ministrisë së Arsimit, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Tre ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

mbyllet shkolla “mehmet akif”

Sondazh

Poll