Bota

U kërcënua me jetë/ Ministri belg flet nga ‘streha e fshehtë’: Bandat e trafikut të drogës donin të më rrëmbenin!

Ai falenderoi ndërhyrjen e autoriteteve që e para ndaluan këtë gjë, pasi pikasën mjetin e mbushur me armë e benzinë para shtëpisë së vetë ministrit.

25 Shtator 2022, 12:01 Nga F.M

U kërcënua me jetë/ Ministri belg flet nga ‘streha e

BELGJIKË- Ministri belg Vincent Van Quickenborne ka reaguar nga streha e tij e fshehtë, aty ku po ruhet nga forca të shumta policie pas kërcënimit që mori. Në një video-mesazh të regjistruar, Vincent Van Quickenborne thotë se plani i tre personave të arrestuar dhe i një tjetri që është shpallur në kërkim ishte që ta rrëmbenin atë, e ndoshta më pas ta vrisnin. Ai falenderoi ndërhyrjen e autoriteteve që e para ndaluan këtë gjë, pasi pikasën mjetin e mbushur me armë e benzinë para shtëpisë së vetë ministrit.

“Të enjten pasdite mora një telefonatë nga prokurori federal Frédéric Van Leeuë, i cili më tha se kishte marrë vesh një plan për të më rrëmbyer. Ju e dini rezultatin deri tani. Të dyshuarit janë arrestuar në Holandë dhe do të ekstradohen në vendin tonë. Rrëmbimi im u pengua falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve tona të sigurisë, të cilët janë në gatishmëri ditë e natë për të na mbrojtur. Këtë herë unë isha objektivi, por fatkeqësisht shumë njerëz të tjerë janë përballur me këtë tmerr që vjen nga bandat e trafikut të drogës,”- tha ai.

Tashmë vendndodhja e ministrit nuk dihet, por mediat belge shkruajnë se edhe pamjet e filmuara janë një rrezik për jetën e tij. Mediat belge shkuajnë se një armë zjarri dhe një shishe e mbushur me benzinë u gjetën brenda një makine me targa holandeze, e cila ishte e parkuar përballë shtëpisë së ministrit. Brenda mjetit ishin edhe tre persona të cilët janë vënë në pranga gjithashtu. Ata rezultojnë të jenë të gjithë holandezë, por nuk dihet ende se nga cili grup kriminal e kanë marrë porosinë.

vincent van quickenborne kercenohet ministri belg

Sondazh

Poll