Bota

Përshihet nga flakët makina e shefit të Armatës në Kosovë, gjenerali shpëton mrekullisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë kthimit në Kosovë, ku Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski është përshirë nga një aksident. Në autostradën Komoran-Prishtinë, papritur ka shpërthyer zjarr në pjesën e motorit të automjetit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurimit, zjarri është shuar për një kohë shumë të shkurtër.

25 Shtator 2022, 11:03 Nga s.s
Përshihet nga flakët makina e shefit të Armatës në
Vasko Gjurçinovski

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë kthimit në Kosovë, ku Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski është përshirë nga një aksident.

Në orët e pasdites, në autostradën Komoran-Prishtinë, papritur ka shpërthyer zjarr në pjesën e motorit të automjetit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurimit, zjarri është shuar për një kohë shumë të shkurtër.

Gjenerali Gjurçinovski së bashku me anëtarët e delegacionit dhe sigurimit kanë vazhduar rrugën me automjetet e tjera dhe janë kthyer në shtëpi.

“Automjeti menjëherë pas shenjave të para të ndezjes në mënyrë të sigurt është shmangur nga komunikacioni, ndërsa pas fikjes i njëjti është transportuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkruhej në njoftimin e Shtatmadhorisë.

vasko gjurçinovski kosove gjeneral nenkolonel

Sondazh

Poll