Bota

Armë e shishe me benzinë! Kërcënohet me jetë ministri belg, merret në mbrojtje

Vetë ministri reagoi dhe në një postim në rrjetet sociale shkruante se është i sigurtë e në gjendje të mirë bashkë me familjen e tij.

25 Shtator 2022, 11:08 Nga F.M

Armë e shishe me benzinë! Kërcënohet me jetë ministri

BELGJIKË- Ministri belg i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne është marrë nën mbrojtje të shtuar policore pasi është kërcënuar me jetë. Mediat belge shkuajnë se një armë zjarri dhe një shishe e mbushur me benzinë u gjetën brenda një makine me targa holandeze, e cila ishte e parkuar përballë shtëpisë së ministrit. Brenda mjetit ishin edhe tre persona të cilët janë vënë në pranga gjithashtu.

Zyra e prokurorisë federale belge tha se arrestimi i personave është bërë gjatës natës së të premtes dhe në të gshitë të ditës së shtunë, më 24 shtator. Të arrestuarit janë të gjithë holandezë, të moshave 20.29 dhe 48 vjeç, por ende nuk janë zbardhur identitetet e tyre. Vetë ministri reagoi dhe në një postim në rrjetet sociale shkruante se është i sigurtë e në gjendje të mirë bashkë me familjen e tij.

“Unë dhe familja ime jemi të sigurt. Lufta jonë kundër krimit të organizuar vazhdon. Me më shumë fuqi punëtore dhe burime se kurrë. Ne kurrë nuk do t’i përkulemi dhunës,”- shkroi z. Van Quickenborne në Twitter.

Hetimet për rastin janë ende në vijim dhe pritet që të merren në pyetje të tre të arrestuarit.

 

vincent van quickenborne kercenohet ministri belg

Sondazh

Poll