Bota

FOTOT/ Votojnë liderët në Itali, Renzi i drejtohet kutisë me bashkëshorten, Matarella pritet me duartrokitje

Kreu i shtetit e priti momentin e duhur për të shkuar në via Rutelli, për të mos u ‘përplasur’ me ceremoninë përkujtimore për vrasjen e gjyqtarit Cesare Terranova dhe marshallit Lenin Mancus, e cila u zhvillua po sot në të njëjtën rrugë. 

25 Shtator 2022, 11:41 Nga F.M
FOTOT/ Votojnë liderët në Itali, Renzi i drejtohet kutisë me
Liderët duke votuar

ITALI- Liderët e partive politike në Itali u janë drejtuar kutive të votimit gjithashtu.  Sekretari i Partisë Demokratike Enrico Letta votoi mëngjesin e sotëm në selinë romake të Testaçio. Lideri i Italia Viva Matteo Renzi votoi në Firence në shkollën Villani në viale Giannotti, në Gavinana. Së bashku me Renzin ka votuar edhe bashkëshortja e tij Agnese Landini. Renzi dhe gruaja e tij shoqëroheshin nga Francesco Bonifazi, senator në largim i Italia Viva dhe kandidat për Polin e Tretë, i cili gjithashtu votoi në të njëjtën qendër votimi.

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella votoi në orën 08:45 në shkollën Giovanni XXIII - Piazzi në Palermo. Kreu i shtetit e priti momentin e duhur për të shkuar në via Rutelli, për të mos u ‘përplasur’ me ceremoninë përkujtimore për vrasjen e gjyqtarit Cesare Terranova dhe marshallit Lenin Mancus, e cila u zhvillua po sot në të njëjtën rrugë. Votimi i kreut të Shtetit u prit me duartrokitje.

Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar në Itali ku sot zhvillohen zgjedhjet. Në mes të një krize të paprecedentë ndërkombëtare, në orën 7 të mëngjesit u hapën rregullisht qendrat e votimit në mbi 61 mijë njësitë elektorale të shpërndara në të gjithë Italinë. 51 milionë italianë kanë të drejtë që të votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, nga të cilët 4.7 milionë votojnë jashtë vendit. 51% janë gra, ndërsa 2.6 milionë të rritur do të votojnë për herë të parë në Senat.

zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll