Bota

Shqipëria në OKB, DW: Denoncoi Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës.

Shqipëria, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, denoncon Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës.

25 Shtator 2022, 10:46 Nga DOSJA
Shqipëria në OKB, DW: Denoncoi Rusinë për agresionin ndaj
Edi Rama

TIRANË- Lufta kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas është "e paprovokuar, e pajustifikuar dhe e paramenduar. Kjo luftë është gjithashtu një sulm brutal kundër së drejtës ndërkombëtare, shkelje flagrante e Kartës së OKB-së dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për Arkitekturën Evropiane të Sigurisë,” - tha në fjalën e tij të mbajtur në sesionin e 77-të të Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama i konsideroi "thellim të konfliktit” veprimet e ditëve të fundit të Kremlinit si mobilizimin e pjesshëm dhe referendumet në disa pjesë të territorit të pushtuar të Ukrainës, të cilat ai i quajti si "referendume farsë.”

"Shqipëria nuk do t'i njohë këto votime të paligjshme”, - tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë paraqit edhe angazhimin e Shqipërisë “ndaj llogaridhënies dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë në nivel global”.

“Kjo është jo vetëm që të jepet drejtësi për viktimat, por edhe të parandalohen mizoritë në të ardhmen”  tha Rama duke vënë në këtë kontekst në dukje se “Shqipëria mbështet punën dhe bën thirrje për miratimin e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve kundër Njerëzimit”.

Marrë nga DW

edi rama shqiperia ne okb okb per krizen dhe ukrainen

Sondazh

Poll

Bota 25 Shtator 2022, 09:13 A.B

Si të mbroheni prej sulmeve kibernetike?

Foto ilustruese “Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë siguri dhe mos hapni emaile të dyshimta&rdquo...