Bota

Italianët votojnë! Meloni bën reagimin e parë, poston foton me flamur: Na ndihmoni të shkruajmë historinë

Meloni shkruan se sot është dita që mund të shkruhet historia.

25 Shtator 2022, 11:32 Nga F.M
Italianët votojnë! Meloni bën reagimin e parë, poston foton
Giorgia Meloni

ITALI- Kandidatja e të djathtës për kryeministre, Giorgia Meloni ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale në ditën që Italia po voton. Në një postim në Twitter, Meloni shkruan se sot është dita që mund të shkruhet historia.

“Sot ne shkruajmë historinë së bashku. Sot ju mund të ndihmoni në shkrimin e histories,”- shkruan Meloni krah një fotoje të dsaj me flamurin Italian.

Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar në Itali ku sot zhvillohen zgjedhjet. Në mes të një krize të paprecedentë ndërkombëtare, në orën 7 të mëngjesit u hapën rregullisht qendrat e votimit në mbi 61 mijë njësitë elektorale të shpërndara në të gjithë Italinë. 51 milionë italianë kanë të drejtë që të votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, nga të cilët 4.7 milionë votojnë jashtë vendit. 51% janë gra, ndërsa 2.6 milionë të rritur do të votojnë për herë të parë në Senat.

giorgia meloni

Sondazh

Poll