Sport

E turpshme! Tifozët e Izraelit vërshëllejnë himnin e Shqipërisë, nuk harrojnë episodin në Tiranë (video)

Episod i shëmtuar ishte vërshëllimi i himnit kombëtar nga tifozët e Izraelit në shkallët e stadiumit 'Bloomfield'.

24 Shtator 2022, 21:44 Nga DOSJA

E turpshme! Tifozët e Izraelit vërshëllejnë himnin e

IZRAEL- Episod i shëmtuar ishte vërshëllimi i himnit kombëtar nga tifozët e Izraelit në shkallët e stadiumit 'Bloomfield'. Në momentin kur skuadrat zbritën në fushë dhe u ekzekutua himni i kuqezinjve, shumë prej 29 mijë të pranishmëve në stadium krijuan zhurmë duke vërshëllyer.

Izraelitët e kanë ruajtur në kujtesën e tyre ndeshjen e muajit qershor që u luajt në “Air Albania”. Himni i Izraelit u vërshëllye dhe sot, 3 muaj më vonë, në Tel-Aviv ndodhi “hakmarrja”.

E.Ç (Dosja.al)

izrael shqiperi

Sondazh

Poll