Aktualitet

Kanabis në banesë, policia kap dy vëllezërit 'trafikantë' në Fier, njëri u kap duke vaditur, tjetri duke kaluar kufirin në Rinas (PAMJE-EMRAT)

Në shtëpinë e Shkëlqim Hoxhajt u gjet edhe 2.8 kilogramë kanabis në proces tharjeje.

24 Shtator 2022, 09:35 Nga f.g
Kanabis në banesë, policia kap dy vëllezërit
Pamje nga aksioni

FIER- Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Fierit pasi janë zbuluar se kishin mbjellë disa bimë narkotike në banesën e tyre. Policia njofton se dy të arrestuarit, njëri prej tyre u kap teksa po tentonte të largohej nga vendi, përmes aeroportit të Rinasit. Ndërsa tjetri u kap duke ujitur bimët narkotike në shtëpi. Të arrestuarit janë Shkëlqim dhe Ramadan Hoxhaj, 53 dhe 51 vjeç, vëllezër dhe banuesë të fshatit Drenovë në Mallakastër. Në shtëpinë e Shkëlqim Hoxhajt u gjet edhe 2.8 kilogramë kanabis në proces tharjeje. 

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE: 

Mallakastër/Finalizohet operacioni policor i koduar "Tentativa".
Kishin kultivuar bimë narkotike në tokat përkatëse, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre në tentativë për të kaluar kufirin. Të arrestuarit që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje. Shtetasi tjetër u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve R. H. dhe Sh. H., ky i fundit nuk ndodhej në banesë gjatë kontrollit. Në oborrin e banesës së shtetasit Sh.H., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.
Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në kuadër të operacionit “Tentativa”, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Konkretisht, u bë arrestimi i shtetasit Sh. H., 53 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër. Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, shtetasi R. H., 51 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

shkelqim hoxhaj edmond hoxhaj tentativa droge ne banese

Sondazh

Poll