Politike

Balluku kandidate për Tiranën? Veliaj: Do u bëhen kallo në gjunjë atyre që luten të prishemi

Kryebashkiaku tha se atyre që luten që marrëdhënia mes tyre të 'prishet' do tu bëhen gjunjët me kallo, duke përsëritur fjalët e thëna më herët për kryeministrin Rama. 

23 Shtator 2022, 23:08 Nga F.M
Balluku kandidate për Tiranën? Veliaj: Do u bëhen kallo në
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka hedhur poshtë aludimet se Belinda Balluku mund të jetë kandidatja e radhës nga Partia Socialiste për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në "Log", Veliaj tha se Ballukun e ka mikeshë prej 20 vitesh dhe se të dy kanë ambicie ta shohin Tiranën sa më mirë. Kryebashkiaku tha se atyre që luten që marrëdhënia mes tyre të 'prishet' do tu bëhen gjunjët me kallo, duke përsëritur fjalët e thëna më herët për kryeministrin Rama. 

"E thashë edhe atë ditë në Zall Herr për kryeministrin. Duhet t’ju bëjnë gjunjët më kallo atyre që luten që në të prishemi një ditë. E njëjta vlen dhe për Belindën. Njihemi prej 20 vitesh, nuk kalon një ditë që ne nuk këmbejmë një mesazh. Kemi ambicie të shohim sa më mirë. Do kenë kallo të forta ata që luten që ne të prishemi,"- tha Veliaj.

Veliaj nuk është konfirmuar zyrtarisht se do të garojë për një mandat të tretë në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2023-shit. Por, Rama është shprehur 'Lali këtu do të jetë për shumë kohë', duke lënë të nënëkuptohet se mund të ndodhë një gjë e tillë. Vetëm një natë më parë, në një intervistë për "Opinion", Kreu i Qeverisë u shpreh se do ta vendosin të gjithë bashkë, por shtoi se nuk shihte asnjë arsye përse Veliaj të mos rikandidohej. 

erion veliaj belinda balluku

Sondazh

Poll