Politike

Tirana 24 orë ujë? Veliaj: Mund të rritet çmimi, varemi nga gjyqi në Londër dhe donatorët, mund të na vënë lakun në fyt

Veliaj shtoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës, për çmimin e ujit varet nga një gjyq që po zhvillohet në Londër, gjë që gjithashtu mund të reflektojë rritjen e çmimit të ujit. 

23 Shtator 2022, 23:06 Nga F.M
Tirana 24 orë ujë? Veliaj: Mund të rritet çmimi, varemi
Erjon Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj deklaroi se Tirana do të ketë 24 orë ujë të pijshëm në 2024-n, gjë që mund të pasojë dhe me një rritje çmimi. I ftuar në 'log", Veliaj tha se mund të ndodhë që një donator 'tu vërë lakun në fyt' dhe çmimi të rritet. Veliaj shtoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës, për çmimin e ujit varet nga një gjyq që po zhvillohet në Londër, gjë që gjithashtu mund të reflektojë rritjen e çmimit të ujit. 

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Ju keni trashëguar një situatë ku ujërat e zeza derdhen në Lanë. Një bashkëpunëtori juaj thoshte të bëjë Durrësi çfarë të dojë ujërat e zeza atje do shkojnë. Në shtator të 2017-s keni thënë që ujërat e zeza nuk do shkojnë më në Lanë?

Veliaj: Jemi në arbitrazh në Londër.

Veliaj: Qeveria e këtyre të nipteve me ministrin e tyre harxhoi të gjithë lekët me 30% të punës. Kompania japoneze thotë ne i kemi dhënë paratë bëtë 30% të punës,. Me të drejtë Balluku thotë prit si mund të marrim në dorëzim vetëm vaskat. Kompania italiane thotë se meqë ka rënë jeni kanë hedhur në gjyq japonezët dhe thotë se unë e kam bërë planin me vlerën që kishte ujeni. Unë kam fëmijën këtu, kujton se kam dëshirë të duroj fekalet. Përgjigja ishte shumë e qartë investuesi me ko0ntraktorin kanë probleme.

Xhafo: Kemi ujë 24 orë një premtim, në 2024 keni thënë që Tiranë do ketë ujë 24 orë?

Veliaj: Nëse vazhdon plani dhe nuk kemi bllokime i qëndroj. Financimi i BERZH nga 6 orë në ditë na çoi në 18 orë.

Xhafo: Kur Tirana të ketë 24 orë do kërkoni rritje çmimi?

Veliaj: Tirana e ka më të ulët se Korça se Pogradeci se Kamza. Nuk shoh një arsye përveçse ndonjë donator do na vejë lakun në fyt. Donatorët thonë se mund ta afrojmë dhe më tepër se 2024.

Xhafo: Po sa i përket çmimit?

Veliaj: Nuk shoh arsye. I vetmi ndryshim që parashikoj është se nëse nga gjyqi në Londër nga ujërat e zeza, do ketë rikonfigurim të investimit japonez, do të rishohim çmimin e ujit të përdorur.

erion veliaj bashkia e tiranes

Sondazh

Poll