Politike

Çfarë tha kryebashkiaku? Veliaj: Nuk më ha ‘thepi’ fare për PD! Janë bukëshkalë

Veliaj e konsideroi bukëshkalë, njerëz që harrojnë mbështesit dhe nuk i suportojnë ata.

23 Shtator 2022, 21:39 Nga F.M
Çfarë tha kryebashkiaku? Veliaj: Nuk më ha ‘thepi’
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka 'shpërthyer' kur ka folur per Opozitën. i ftuar në "ABC", Veliaj tha se nuk i 'ha thepi' fare për Partinë Demokratike. Ketë të fundit, Veliaj e konsideroi bukëshkalë, njerëz që harrojnë mbështesit dhe nuk i suportojnë ata.

"Unë nuk i mbaj pishtarin PD-së, deri në vitet 90-të. Si ka mundësi që partia që është financuar më shumë është tradhtare, mosmirënjohëse, është virtyt i atyre që drejtojnë PD. Pse mo unë e kam fajin që PD, Basha Berisha nuk dalin në zgjedhje. Po më pyet për PD që nuk më ha thepi fare. Kur ti nuk shkon në zgjedhje dhe tregon indiferentizëm për militantët e tu, për këta njerëz që nuk kanë respekt për njerëzit e tyre ti më thua pse shajnë Sorosin,"- tha Veliaj ndër të tjera. 

Por çfarë do të thotë 'nuk më ha thepi' sipas Veliajt? Fjala 'thep' përdoret për të përshkruar majën e mprehtë të diçkaje, por se me ç'kuptim e përdori Veliaj, nuk dimë ta themi!

erion veliaj

Sondazh

Poll