Politike

Noka: Gledis Nano u shkarkua me urgjencë pasi dokumentoi përfshirjen e qeverisë në afera kriminale

Noka tha se Nano është një nga titullarët që ka pafund informacione për ministrat e kabinetit, përfshirë dhe kryeministrin. 

23 Shtator 2022, 22:52 Nga F.M
Noka: Gledis Nano u shkarkua me urgjencë pasi dokumentoi përfshirjen e
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shkarkua sepse ka mbledhur dhe dokumentuar të gjithë informacionet për implikimet e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në afera kriminale. I ftuar në emisionin 'Çim peka Live', Noka tha se Nano është një nga titullarët që ka pafund informacione për ministrat e kabinetit, përfshirë dhe kryeministrin. 

"Gledis Nano është një nga titullarët që ka pafund informacione për ministrat e kabinetit, përfshirë dhe kryeministrin. Ditën që u shkarkuar kam thënë ‘ky e bëri këtë, por uroj që të hapë gojën’. Ka punuar në mbledhjen e të gjithë të dhënave, implikimeve kriminale në afera të gjithë anëtarëve të kabinetit duke filluar nga kryeministri. E morën e ngritën si hero, dhe e shkarkuan me urgjencë pasi filloi të dokumentonte çdo gjë,”-tha Noka.

Gledis Nano u shkarkua nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit më 31 gusht. Lajmin e zyrtarizoi ministri i Brendshëm Blendi Çuçi gjatë mbledhjes së qeverisë, pak ditë pasi Dosja.al kishte raportuar mbi përplasjet mes institucioneve për largimin e Nanos me ‘dorëheqje’. Mosbindja e ish-kryepolicit solli dhe shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.

gledis nano flamur noka

Sondazh

Poll