Politike

FOTO/ "I hapur për çdo pyetje", Berisha fton qytetarët në një bashkëbisedim vitual nesër në Facebook

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook Berisha shkruan se ky takim do të jetë i hapur ku ai do jetë i gatshëm t'i përgjigjet çdo pyetjeje.

23 Shtator 2022, 22:14 Nga e.k
FOTO/ "I hapur për çdo pyetje", Berisha fton
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët në një bashkëbisedim virtual nëpërmjet rrjetit social Facebook ditën e nesërme në orën 12:00.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook Berisha shkruan se ky takim do të jetë i hapur ku ai do jetë i gatshëm t'i përgjigjet çdo pyetjeje.

"Të dashur miq, ju ftoj nesër, ora 12:00, këtu në Facebook, në një bashkëbisedim live për situatën politike në vend dhe për zgjidhjet që ofron Partia Demokratike. Do të jetë një bisedë e hapur dhe ju ftoj të më nisni pyetjet që dëshironi. Faleminderit! #sb", shkruan Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll