Politike

Lobimi i PS me Ballard, Veliaj: Ishte e nvojshme, Saliu vriste njerëz me plumba në mish, dikush duhet të fliste

Ai akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se po vriste njerëzit me plumba dhe se sipas tij, në atë situatë Partia Socialiste duhet të fliste diku.

23 Shtator 2022, 21:25 Nga F.M
Lobimi i PS me Ballard, Veliaj: Ishte e nvojshme, Saliu vriste njerëz me
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se lobimi i Partisë Socialiste përmes “Ballard Partners” ishte i nevojshëm. Në një intervistë në "Log", Veliaj tha se në atë kohë duhej influencë për të folur. Ai akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se po vriste njerëzit me plumba dhe se sipas tij, në atë situatë Partia Socialiste duhet të fliste diku.

"Problemi që ka Lulzim Basha nuk është lobimi, sepse lobimi është i ligjshëm, problem është që është lobuar me paratë e rusëve. Merr bukën e turkut t’i blesh duhan grekut. Po më pyet për një përpara 10 viteve. Ma nxorre sikur është ndonjë skup. Partia Sociaiste ka kërkuar që në ato vite, kur njerëzit vriteshin me plumba në msih, për të bërë një fushatë sensibilizimi. Vriste Saliu njerëz e gazetarë me plumba në mish. Askush nuk kishte mundësi të thoshte unë jam i sukseshëm, a të vij të flas. Duke mos pasur as ambasada dhe as zëdhënësa, ishte nevojshme kjo gjë,"- tha Veliaj.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka punësuar kompaninë e lobimit “Ballard Partners” me bazë në Florida. Kontrata është firmosur më 13 prill 2017 nga drejtori i komunikimit të Ramës, Endri Fuga dhe presidenti i “Ballard Partners”, Brian Ballard.

Sipas kontratës së dorëzuar më 17 prill në Departamentin e Drejtësisë, marrëveshja hyri në fuqi më 1 prill 2017 dhe ishte në fuqi deri më 31 mars 2018. Konsulenca e "Ballard Partners” i kushtoi 20 mijë dollarë çdo muaj Partisë Socialiste, gjë në total kapi vlerën e 240 mijë dollarëve plus kostot.

erion veliaj

Sondazh

Poll