Sport

Raspadori ndez 'San Siron', Italia mposht Anglinë dhe mbetet në luftë për 'Final Four'! Gjermania vazhdon momentin negativ

Italia mposht Anglinë 1-0 në raundin e pestë të ndeshjeve të Grupit 3 të Ligës së Kombeve dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes në kuotën e 8 pikëve pas Hungarisë, kundërshtar që do të luajë ditën e hënë në transfertë dhe është në garë për të marrë një biletër për në 'Final-Four'.

23 Shtator 2022, 22:49 Nga DOSJA

Raspadori ndez 'San Siron', Italia mposht Anglinë dhe mbetet

EUROPË- Italia mposht Anglinë 1-0 në raundin e pestë të ndeshjeve të Grupit 3 të Ligës së Kombeve dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes në kuotën e 8 pikëve pas Hungarisë, kundërshtar që do të luajë ditën e hënë në transfertë dhe është në garë për të marrë një biletër për në 'Final-Four'.

Për të ndriçuar një ndeshje shumë të bllokuar dhe me raste të pakta, mendon Raspadori, i cili në minutën e 68-të ia doli të realizojë pas topit të dhënë nga Bonucci. Me këtë disfatë Anglia zbret në Ligën B. Në ndeshjen tjetër të grupit, Hungaria bën surprizën e madhe dhe mund Gjermaninë në transfertë 0-1.

Goli i vetëm i takimit do të shënohej nga Szalai në minutën e 17'. Në Ligën B, Bosnja fiton 1-0 ndaj Malit të Zi dhe Finland-Rumani do të përfundonte 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

italia anglia liga e kombeve

Sondazh

Poll