Sport

Gjyqi i Mendy-t/ Jack Grealish dyshohet si pjesëmarrës në orgji dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nga viktimat

Anësori i Manchester Cityt, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua 23-vjeçare, e cila është përdhunuar nga Benjamin Mendy dhe Louis Saha Matturie.

23 Shtator 2022, 20:56 Nga DOSJA

Gjyqi i Mendy-t/ Jack Grealish dyshohet si pjesëmarrës në orgji

ANGLI - I përmendur tashmë, si shokët e tij të tjerë të skuadrës, emri i Jack Grealish u rishfaq në Chester Crown Court gjatë gjyqit të Benjamin Mendy dhe Louis Saha Matturie. Lojtari i kombëtares angleze thuhet se ka marrë pjesë në një festë në shtëpinë e mbrojtësit francez në Prestbury, Cheshire.

Në festë, krahu i majtë i Manchester City dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një femër 23-vjeçare, e cila më pas dyshohet se u përdhunua nga Louis Saha Matturie në një makinë, ndërsa do të merrte më shumë alkool, sepse Grealish dyshohet se "i kërkoi vodka”.

Një viktimë e dytë, e pranishme atë mbrëmje dhe që dyshohet se u përdhunua nga Benjamin Mendy, tregoi diskutimin e tij me femrën e parë. “Ajo më tha se flinte me Jack (Grealish). Nuk e di nëse ka qenë konsensuale apo jo. Nuk e di se çfarë ishte, por ajo po fliste për të. E di që ishte, pasi unë isha me Benin (Mendi), sepse më pas edhe ajo shkoi në shtrat me Benin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll