Sport

Nga Franca vjen lajmi që Milan nuk do e donte, Maignan mund të mungojë 2-3 javë, rrezikon ndeshjen ndaj Juventusit

Milan rrezikon të humbasë Mike Maignan për dy ose tre javë. Lajmin e jep Le Parisien. Portieri francez iu nënshtrua testeve në spitalin amerikan të Parisit, dhe do të kishin treguar një dëmtim në pulpën e majtë.

23 Shtator 2022, 19:20 Nga DOSJA
Nga Franca vjen lajmi që Milan nuk do e donte, Maignan mund të
Mike Maignan

ITALI- Milan rrezikon të humbasë Mike Maignan për dy ose tre javë. Lajmin e jep Le Parisien. Portieri francez iu nënshtrua testeve në spitalin amerikan të Parisit, dhe do të kishin treguar një dëmtim në pulpën e majtë. Ish-portieri i Lille tani do të kthehet në Itali, ku do t'i nënshtrohet testeve të reja nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Milanit, të cilët do të vlerësojnë më në detaje dëmtimin dhe kohën e rikuperimit.

Maignan u zëvendësua nga Areola në pjesën e parë të ndeshjes mes Francës dhe Austrisë, luajtur të enjten mbrëma në Stade de France, pasi ndjeu një dhimbje në pulpë. Nëse do të konfirmohej diagnoza, portieri i Milanit do të detyrohej të humbiste ndeshjet kundër Empolit dhe Chelsea-t, por rrezikohet edhe ajo kundër Juventusit më 8 tetor.

E.Ç (Dosja.al)

milan maignan

Sondazh

Poll