Sport

Thomas Tuchel shkarkohet nga Chelsea dhe... nga Britania e Madhe!...

Trajneri gjerman mund të deportohet 90 ditë nga Britania e Madhe pas shkarkimit të tij nga 'blutë' e Londrës

23 Shtator 2022, 20:15 Nga DOSJA

Thomas Tuchel shkarkohet nga Chelsea dhe... nga Britania e Madhe!...

ANGLI - Thomas Tuchel u shkarkua nga Chelsea pas fillimit të keq të sezonit 'blu', për t'u zëvendësuar nga Graham Potter. Trajneri gjerman tani është në kërkim të një destinacioni të ri dhe sipas ‘The Telegraph’, Tuchel është i interesuar të qëndrojë në Angli. Megjithatë, Brexit punon kundër tij, pasi ai mund të deportohet nga Britania e Madhe para Krishtlindjeve.

Trajneri gjerman mund të detyrohet të largohet nga Britania e Madhe për shkak të shkarkimit të tij. Mediat angleze raportojnë, se Tuchel ka mbërritur në ishull me një vizë mbështetëse nga organi qeveritar pas Brexit, që do të thotë se ai mund të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar vetëm për 90 ditë pas shkarkimit të tij.

Përfaqësuesi i Tuchel ka folur për situatën: "Ne do të veprojmë në përputhje me rregullat e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të përshtatim të gjitha planet e ardhshme. Vendimet përfundimtare nuk janë marrë ende".

Ndërkohë, Tuchel vazhdon jetën në Angli, duke vlerësuar opsionet e reja për të ardhmen e tij, ndonëse dëshiron që së shpejti t'i rikthehet profesionit. Trajneri mirëpret qëndrimin në Britaninë e Madhe, megjithëse Gjermania mund të jetë gjithashtu një opsion tërheqës për të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll