Art&Argëtim

VD- "Kënga ime e fundit që flas për vajzën dhe privatsinë", Mozzik i jep 'goditjen' e fundit Loredanës: Zoti vonon po nuk harron

Mozzik është një ndër reperat më të famshëm dhe të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai së fundmi, ka lancuar këngën e tij të re me titullin ‘Të Dua’, e cila i kushtohet vajzës së saj Hana.

23 Shtator 2022, 09:09 Nga s.s
VD- "Kënga ime e fundit që flas për vajzën dhe
Mozzik, Hana dhe Loredana

TIRANË- Mozzik është një ndër reperat më të famshëm dhe të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai së fundmi, ka lancuar këngën e tij të re me titullin ‘Të Dua’, e cila i kushtohet vajzës së saj Hana.

Në këngën e tij ai rrëfehet jo vetëm për vajzën e tij, por edhe për jetën e tyre personale ku shpesh janë kryefjala e titujve të mediave të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj.

“Pëlllumbi im i vogël, unë jam babi yt. Unë sot gëzoj shumë suksese të mëdha, i kam krejt çka kam dashur të kem në jetë, por veç ty s’të kam afër”, janë rrjeshtat e parë që rrjedhin në këngë.

Në pamjet e këngës ai shihet i lidhur me litarë, i përgjakur nga plagë plumbash, mes trëndafilave të kuq të larë nga gjaku si ai vetë ose me foto të Hanës në mur. Përmes kësaj kënge Mozzik përcjell emocionet më të forta të një prindi.

Ndërsa përsa i përkes ndarjes me Loredanën, ai ka kënduar vetëm disa rrjeshta, por mjaftueshëm sa për t’i thënë vajzës që po t’i tregojë për të do jetë e rëndë.

Gjithashtu në llogarinë e tij të Instagramit, i cili ka postuar këngën e tij ka lënë gjithashtu edhe një shkrim për vajzën e tij Hana.

“Hana ime e vogël për momentin e di qe nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj qe kur të rritesh edhe pak do e kuptosh! Dhe kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë kisha dashur shumë që mos ta hapim si temë asnjëherë ! Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta. Të dua më së shumti në botë, Babi yt Gramoz Aliu! Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatësinë time dhe për vajzën time. Nuk do e përfshij vajzën time asnjëherë më në tekstet e mia”, ka shkruar Mozzik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

mozzik kengetar

Sondazh

Poll