Bota

Armët bërthamore të Moskës, Rusia: Nuk kërcënojmë askënd! Biden ta marrë seriozisht përshkallëzimin e luftes në Ukrainë

Ryabkov thotë se një konfortim i hapur me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n nuk është në interesin e Rusisë. Ai shprehet se edhe presidenti Biden duhet ta marrë parasysh rrezikun e një përshkallëzimi të pakontrolluar të konfliktit në Ukrainë.

23 Shtator 2022, 18:10 Nga e.k
Armët bërthamore të Moskës, Rusia: Nuk
Foto ilustruese

RUSI- Rusia nëpërmjet zëvendësministrit të Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se një konfrontimi i drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe NATO-n nuk është në interesin e Kremlinit.

Ryabkov thotë se një konfortim i hapur me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n nuk është në interesin e Rusisë. Ai shprehet se edhe presidenti Biden duhet ta marrë parasysh rrezikun e një përshkallëzimi të pakontrolluar të konfliktit në Ukrainë.

"Një konfrontim i hapur me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n nuk është në interesin tonë. Shpresojmë që administrata Biden të jetë gjithashtu e vetëdijshme për rrezikun e një përshkallëzimi të pakontrolluar të konfliktit në Ukrainë", tha Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov. 

“Shtetet e Bashkuara  në parim nuk janë në gjendje të negociojnë dhe, së bashku me Londrën dhe disa kryeqytete të tjera të NATO-s, po e shtyjnë drejtpërdrejt Kievin që të transferojë operacionet ushtarake në territorin tonë, me synimin për të luftuar deri në ukrainasin e fundit", shtoi zëvendësministri rus. 

“Rusia nuk kërcënon askënd me armë bërthamore, kriteret për përdorimin e tyre përshkruhen në doktrinën ushtarake dhe specifikohen në themelet e politikës shtetërore të Federatës Ruse për parandalimin bërthamor", përfundoi Ryabkov.

rusi lufta ne ukraine sergei ryabkov

Sondazh

Poll