Bota

U dënua me burg për ngacmim seksual, arratiset nga Kosova ish-ministri i Shëndetësisë

Pretendohet se Baliç ia ka mbathur nga Kosova për të evituar dënimin që Gjykata e Apelit ia uli nga dy vite burgim në një vit burgim, në nëntor të vitit të kaluar.

23 Shtator 2022, 15:32 Nga k.m.
U dënua me burg për ngacmim seksual, arratiset nga Kosova ish-ministri
Numan Baliç

PRISHTINË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliç, i dënuar me burgim për veprën penale të sulmit seksual nuk po e vuan dënimin. Pretendohet se Baliç ia ka mbathur nga Kosova për të evituar dënimin që Gjykata e Apelit ia uli nga dy vite burgim në një vit burgim, në nëntor të vitit të kaluar.

Burimet e "Sinjali" kanë bërë me dije se Baliç dyshohet se tashmë është vendosur në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, ku pritet të ushtrojë profesionin e mjekut. Baliç është dënuar nën akuzat se më 12 gusht 2020, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e nxit të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj.

Pas arrestimit, ai ka qëndruar në paraburgim, periudhë kjo e vetme që ai kaloi si i paraburgosur. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, tha se në bazë të të dhënave të ShKK-së evidentohet se Baliq ka qenë i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku i njëjti është pranuar me datën 13.08.2020, ndërsa i është ndërprerë paraburgimi dhe është liruar me datën 06.10.2020.

Në anën tjetër, Sinjali ende s’ka pranuar përgjigje nga Gjykata Themelore e Pejës përkundër insistimit për të marrë informacione lidhur me mos ekzekutimin e vendimit apo urdhëresës për paraqitje në vuajtje të dënimit.

numan baliç

Sondazh

Poll