Bota

Vuçiç ‘braktis’ dialogun, Brnabiç përballë Kurtit në bisedime?

Në dialogun Kosovë -Serbi mund të ndryshojë përfaqësimi, nëse mund të merren të sakta sinjalet që i dha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nga Nju Jorku të  mërkurën mbrëma dhe ajo që trajtoi televizioni CNN në intervistë me Kurtin.

23 Shtator 2022, 17:11 Nga e.k
Vuçiç ‘braktis’ dialogun, Brnabiç
Albin Kurti dhe Ana Brnabiç

KOSOVË- Aktualisht në bisedimet Kosovë -Serbi, që zhvillohen në Bruksel, ata që udheheqin diskutimet janë  Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç. Por, ka elemente që tregojnë se protagonistët e dialogut mund të ndryshojnë. Vuçiç dha sinjale se qeveria serbe në krye me Ana Brnabiç mund t’i marrë “frerët” në duar. Për këtë mundësi u pyet në CNN dhe Kryeministri Albin Kurti, ku edhe dha opinionin e tij.   

Në dialogun Kosovë -Serbi mund të ndryshojë përfaqësimi, nëse mund të merren të sakta sinjalet që i dha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nga Nju Jorku të  mërkurën mbrëma dhe ajo që trajtoi televizioni CNN në intervistë me Kurtin.

Presidenti bëri një paralajmërim të çuditshëm duke thënë se nuk do të pranojë kurrë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së. Sipas tij, Qeveria e Serbisë mund ta bëjë një gjë të tillë, por se ai si president nuk do të nënshkruaj.

“Serbia nuk do ta lejojë kurrë anëtarësimin e Kosovë në OKB, derisa unë të jem President. Ndoshta Qeveria vendos ndryshe, por nuk do ta ketë nënshkrimin tim. Por a duam zgjidhje kompromis dhe raporte të mira, natyrisht se duam. Por së pari t’i shohim të drejtat e serbëve, se çka fitojmë ne dhe se a po respektohet Rezoluta 1244. Por kam frikë se kjo nuk është krejtëisht reale” ka shtur Vuçiç.

Në të kaluarën, kur Ivica Daciç ishte në krye të Qeverisë së Serbisë, ishte pikërisht ai që nënshkruante me Kosovën marrëveshje ne Bruksel.

Mundësia që Brnabiç të marrë rol në dialog dhe të takohet me Kurtin është përmendur edhe në CNN nga gazetarja Christianne Amanpour, e cila e pyeti Kurtin nëse Kryeministrja serbe mund të jetë partnerja për marrëveshje.

CNN madje e ilustroi pyetjen e gazetares me pamje të Brnabiç në Veri të Kosovës.

“Fatkeqësisht, Serbia nuk është demokraci ku njerëzit që nuk kanë marrë pjesë në krimet e viteve 90’të mund ta udhëheqin vendin. Keni kryeministër në Serbi, por Serbia është ende “one man shoë”. Presidenti i tyre është ai që vendos krejt kohën” tha Kurti kur u pyet për Brnabiçin  në dialog.

“Unë e lejova zonjën Brnabiç ta vizitojë veriun e Kosovës dhe shpresoj se me këto vizita ata mund të shohin se Kosova është vend normal dhe më demokratik se Serbia dhe më e pavarur se Serbia, sepse Serbia është varur nga Rusia” tha ai.

"Kohëve të fundit ka një angazhim të shtuar të SHBA-së dhe BE-së për të kërkuar një marrëveshje Kosovë -Serbi, Kurti thotë se ka shpresa.

“Shpresoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do t’i afrohemi marrëveshjes ligjërisht obligative” tha ai në CNN.

albin kurti aleksander vucic ana brnabiç

Sondazh

Poll