Bota

“Si të thyejmë krahun"? Putin njoftoi mobilizimin e ushtrisë, rusët kërkojnë "zgjidhje" në internet për të mos shkuar në luftë

Në një fjalim drejtuar kombit të tij këtë javë, Putin tha se rezervistët do të rekrutohen menjëherë për të luftuar në pushtim, pavarësisht se vendi ka humbur terren të rëndësishëm në Ukrainë kohët e fundit. Ky është mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore .

23 Shtator 2022, 14:56 Nga e.k
“Si të thyejmë krahun"? Putin njoftoi mobilizimin e
Rusët dynden në aeroporte për tu larguar nga vendi pas njoftimit të Putin për mobilizimin e ushtrisë

RUSI- Pas njoftimit të dhënë nga Presidenti rus Vladimir Putin për dërgimin e 300 mijë qytetarëve në luftë kundër Ukrainës, këta të fundit për të shmangur rekrutimin i janë drejtur internetit, ndërsa pyteja “si të thyesh një krah në shtëpi” u bë kërkimi kryesor i Google në Rusi, shkruan Newsweek.

Në një fjalim drejtuar kombit të tij këtë javë, Putin tha se rezervistët do të rekrutohen menjëherë për të luftuar në pushtim, pavarësisht se vendi ka humbur terren të rëndësishëm në Ukrainë kohët e fundit. Ky është mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore .

Në fjalim, lideri paralajmëroi gjithashtu Perëndimin se ai “nuk po bënte bllof” kur u njoftua se ishte gati të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur vendin e tij.Pas kësaj, dolën raporte se linjat ajrore po refuzonin biletat për personat nga mosha 18 deri në 65 vjeç.

Shumë civilë mbetën të shqetësuar se do të detyroheshin të qëndronin në vend dhe kështu nxituan të kërkonin përgjigje për pyetjet që mund t’i shpëtonin në Google. Të dhënat e Google Trends treguan një rritje dramatike të termit të kërkimit, nga 0 në 38 në një shkallë deri në 100 brenda 24 orëve nga shpallja e lajmit.

Ndërkohë, çmimet e fluturimeve jashtë Moskës u rritën mbi 5,000 dollarë për biletat me një drejtim në vendet më të afërta të huaja, me shumicën e tyre të shitura plotësisht.

Thuhet se rusëve iu dhanë vetëm katër orë kohë për të paketuar valixhet dhe për t’u thënë lamtumirë familjeve të tyre. Pas largimit nga vendi, ata që u larguan u pritën me radhë të gjata pesë orëshe në kufijtë me Finlandën, Gjeorgjinë dhe Mongolinë.

lufta ne ukraine vladimir putin rusi

Sondazh

Poll