Bota

VIDEO/ Vdekja e 22-vjeçares në Iran, protestat marrin valë kombëtare

Videoja e mëposhtme tregon momentin kur dhjetëra gra por edhe burra janë mbledhur në Teheran dhe protestojnë për vdekjen e 22-vjeçares. 

23 Shtator 2022, 17:18 Nga I.A
VIDEO/ Vdekja e 22-vjeçares në Iran, protestat marrin valë
Foto nga protesta

IRAN- Vala e re e protestave që filloi me vrasjen e Mahsa Amini më 16 shtator, tani është kthyer në një kryengritje mbarëkombëtare dhe gratë vazhdojnë të udhëheqin të gjitha protestat, duke sfiduar me guxim forcat e sigurisë së regjimit dhe duke i nxitur iranianët të ngrihen kundër regjimit. Videoja e mëposhtme tregon momentin kur dhjetëra gra por edhe burra janë mbledhur në Teheran dhe protestojnë për vdekjen e 22-vjeçares. 

Protestat për vdekjen e Mahsa Aminit janë më të mëdhatë e zhvilluara në Republikën Islamike që nga viti 2019. Shumica janë përqendruar në veriperëndim të Iranit të populluar nga kurdët, por janë përhapur edhe në kryeqytet e të paktën 50 qytete e qyteza, në mbarë vendin. Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit. Një grup ekspertësh të Kombeve të Bashkuara kërkuan që të mbahet përgjegjësi për vdekjen e 22 vjeçares.

mahsa amini

Sondazh

Poll