Bota

Përgjaket dita e xhumasë në Kabul/ Të paktën katër të vrarë nga një shpërthim në një xhami

Shpërthimi i 23 shtatorit ka ndodhur në lagjen Vazir Akbar Khan, zonë ku më parë kanë qenë zyrat e ambasadave të huaja dhe NATO-ja. Pas largimit të këtyre misioneve nga Afganistani, në gusht të vitit të kaluar, lagjja tani është nën kontrollin e talibanëve. Shpërthimi ka ndodhur derisa njerëzit kanë qenë duke dalë jashtë xhamisë, pas përfundimit të faljes së Xhumasë.

23 Shtator 2022, 14:20 Nga e.k
Përgjaket dita e xhumasë në Kabul/ Të paktën katër
Pamje pas një sulmi afër një xhamie në Afganistan

AFGANISTAN- Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur afër një xhamie në Kabul, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Shpërthimi i 23 shtatorit ka ndodhur në lagjen Vazir Akbar Khan, zonë ku më parë kanë qenë zyrat e ambasadave të huaja dhe NATO-ja. Pas largimit të këtyre misioneve nga Afganistani, në gusht të vitit të kaluar, lagjja tani është nën kontrollin e talibanëve. Shpërthimi ka ndodhur derisa njerëzit kanë qenë duke dalë jashtë xhamisë, pas përfundimit të faljes së Xhumasë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shërbimet e sigurisë kanë izoluar vendin ku ka ndodhur sulmi.

“Pas Xhumasë, kur njerëzit kanë dalë jashtë xhamisë, ka ndodhur shpërthimi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kabul, Khalid Zadran.

“Të gjitha viktimat janë civilë, numri i saktë nuk dihet ende”.

Ky shpërthim është i fundit në kuadër të një serie sulmesh të tilla nëpër xhami të Afganistanit. Për disa prej tyre përgjegjësinë e ka marrë grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Marrë nga REL

afganistan

Sondazh

Poll