Bota

"Të lutem kthehu!", fëmija rus qan ndërsa babai niset për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë “ka hapur rrugën” që deri në 1 milion rusë të rekrutohen në forcat e armatosura dhe të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

23 Shtator 2022, 14:11 Nga DOSJA
"Të lutem kthehu!",  fëmija rus qan ndërsa babai niset
Pamje teksa rusët nisen për luftë në Ukrainë

RUSI- Një video e shfaqur në internet tregon një vajzë ruse, e cila shpërthen në lot teksa babai i saj hipën në një autobus për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë, pas mobilizimit të pjesshëm ushtark të Rusisë. Presidenti i Rusisë “ka hapur rrugën” që deri në 1 milion rusë të rekrutohen në forcat e armatosura dhe të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë një fëmijë, në dukje një vajzë, duke bërtitur teksa i kërkon babait të saj të kthehet pas:

Baba, mirupafshim. Të lutem kthehu. Baba, mirupafshim, baba… Baba…?”, dëgjohet vajza. Autoritetet e Kremlinit thonë se 300,000 njerëz me përvojë të mëparshme luftarake do të dërgohen në vijën e frontit në Ukrainë, ku grupet e para do të shihen duke përshëndetur të dashurit e tyre.

Thirrja për mobilizim e Vladimir Putin ka dhënë efektet e saj, ku një pjesë e rusëve po tentojnë largimin nga vendi, me qëllimi që të mos marrin pjesë në luftë kundër Ukrainës.

ruset ukraine rusi

Sondazh

Poll