Sport

VIDEO/ 34-vjeçari Andrea Ranocchia i jep fund karrierës, mbyll telefonin…

Ish-mbrojtësi, së fundmi i Monzas, njoftoi papritur tërheqjen e tij nga futbolli.

23 Shtator 2022, 06:40 Nga DOSJA

VIDEO/ 34-vjeçari Andrea Ranocchia i jep fund karrierës, mbyll

ITALI - Një njoftim që askush nuk e priste erdhi: Andrea Ranocchia, i rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i fibulas, ndrydhje në kyçin e këmbës dhe frakturë e fibulas, vendosi të ndërpresë kontratën me Monzën. Sipas raportimeve, Ranocchia duhet të kishte qenë jashtë futbollit për të paktën 3 muaj.

Ai njoftoi fundin e karrierës së tij profesionale të enjten, pasi arriti një marrëveshje me klubin për të ndërprerë kontratën e tij të mërkurën. Mbrojtësi 34-vjeçar, i cili ka veshur 21 herë fanelën ‘azzurre’ të skuadrës kombëtares të Italisë dhe ka luajtur 226 ndeshje me Interin, si justifikim të largimit të tij tha se e humbi pasionin.

Mbrojtësi dëshmon se është një zotëri i shkëlqyer, duke lënë në pjatë bukurinë e 4 milionë eurove, 2 milionë në sezon, ose pak më pak se 8 bruto. Një gjest që nuk ka kaluar pa u vënë re.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andrea Ranocchia (@andrearanocchia)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll