Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e Klejdi Abdylit në Durrës

Pasuri që dyshohet se janë vendosur nga të burime të paligjshme dhe të lidhura me krimin.

23 Shtator 2022, 13:29 Nga k.m.
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, sekuestrohen
Prokuroria e Durrësit

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka vënë nën sekuestro pasuritë e Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për 6 apartamente, 3 automjete, 1 garazh dhe 3 llogari bankare. Pasuri që dyshohet se janë vendosur nga të burime të paligjshme dhe të lidhura me krimin. Kjo sepse, Abdyli është arrestuar në maj 2019 si person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga drejtësia italiane.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur: – Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij. Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar: Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:

Pasuritë e sekuestruara:

Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
-Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;

Automjet në pronësi të shtetasit K.A;
Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;
Automjet në pronësi të shtetases Sh.A;

Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

Është ngarkuar me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe banka “Raiffeisen Bank”.

prokuroria e durrësit klejdi avdyli

Sondazh

Poll