Aktualitet

Arben Kraja: Kemi hetime shumë të rëndësishme, ja për cilat çështje po hetohet

23 Shtator 2022, 11:51 Nga n.m.
Arben Kraja: Kemi hetime shumë të rëndësishme, ja për
Kreu i SPAK, Arben Kraja

TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se institucioni që ai drejton ka në dorë hetime të rëndësishme në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionit.

“Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim për pastrimin e parave, korrupsionin dhe tani është momenti të ecim përpara. Niveli që kemi arritur në bashkëpunim është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore që kryejnë hetime me vendet e BE-së”, tha Kraja.

Ai tha se SPAK është konsoliduar tashmë, ndërsa shtoi se të gjithë janë aktivë në zbatimin e ligjit. “SPAK është tani e konsoliduar si strukturë dhe është në një fazë delikate që të kapërcejë problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm. Situata është që të gjithë janë tepër intensivë dhe aktivë në ushtrimin e detyrës”, tha ai.

arben kraja

Sondazh

Poll