Aktualitet

I dënuar me 8 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila

GJKKO e ka dënuar me 12 vite burg Kohilën, mirëpo ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar ku i takon të bëjë 8 vite burg.

23 Shtator 2022, 12:24 Nga A.B
I dënuar me 8 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për
Gjergji Kohila

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila. GJKKO e ka dënuar me 12 vite burg Kohilën, mirëpo ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar ku i takon të bëjë 8 vite burg.

Gjergji Kohila rishfaqet në skenë në kohën kur çështja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela pritet që të gjykohet më 20 dhjetor nga ana e Gjykatës së Lartë. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Kohila ka qenë i implikuar në aktivitetin kriminal të të ashtuquajturës “Banda e Habilajve” duke i lehtësuar atyre veprimtarinë në trafik. Për të njëjtën dosje në kërkim ndodhet edhe ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode.

gjergji kohila

Sondazh

Poll