Aktualitet

Transportonin kokainë për t'u trafikuar në Pieri, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Kur kanë parë mjetin konkret në të cilin udhëtonin dy shqiptarë, e kanë ndaluar për ta kontrolluar dhe brenda saj kanë gjetur një sasi kokaine me peshë 209 gramë e destinuar për shitje, për pasojë kanë rënë në pranga.

23 Shtator 2022, 13:19 Nga d.a.
Transportonin kokainë për t'u trafikuar në Pieri, arrestohen
droga e kapur

GREQI- Një bllokim është vendosur në rrugën nacionale Athinë-Selanik, në lartësinë e rrugës me pagesë Aeginio Pieria, nga efektivët e policisë OPKE. Të martën vonë në mbrëmje, në kuadër të një operacioni për një rast trafiku droge që do të ndodhte në një makinë të një lloji dhe ngjyre të caktuar.

Sipas mediave vendase, Kur kanë parë mjetin konkret në të cilin udhëtonin dy shqiptarë, e kanë ndaluar për ta kontrolluar dhe brenda saj kanë gjetur një sasi kokaine me peshë 209 gramë e destinuar për shitje, për pasojë kanë rënë në pranga.

Në pronësi të tyre u sekuestruan 175 euro dhe 4300 lekë shqiptare si të ardhura nga trafiku i drogës, si dhe dy celularë dhe automjeti që përdornin. Të dy shqiptarët janë dërguar në Prokurorinë Publike Protodiki Katerinis me çështjen e ngritur ndaj tyre për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

arrestohen dy shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll