Aktualitet

Drejtësia turke kërkon 40 mijë vjet burg për themeluesin e "Thodex"

Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria turke, kërkohet që themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Ozer të dënohet me 40 mijë vite burg për 3 krime të ndryshme.

23 Shtator 2022, 12:40 Nga n.m
Drejtësia turke kërkon 40 mijë vjet burg për themeluesin e
Faruk Ozer

TURQI- Në Stamboll u mbajt seanca e tretë e çështjes në ngarkim të Faruk Ozer, i cili u arrestua pak ditë më parë në Shqipëri për mashtrim. Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria turke, kërkohet që themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Ozer të dënohet me 40 mijë vite burg për 3 krime të ndryshme.

Autoritetet shqiptare ndërkohë kanë nisur punën për të esktraduar drejt Turqisë themeluesin e “Thodex”. Ndërsa turku tha se sulmi ndaj tij është politik dhe kërkoi nga Gjykata e Elbasanit të mos e ekstradojë drejt Turqisë pasi i rrezikohet jeta. Por pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Elbasanit nuk pranoi kërkesën e tij dhe vendosi të caktojë masën arrest me burg. Avokatja e turkut tha për mediat se do ta apelojë çështjen.

Më 2017, Faruk Ozer krijoi bursën "Thodex" ku tregtoheshin kriptomonedha. Në Thodex u krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turkë, të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollarë. Prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autoritet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit, i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi, që kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollarë.

faruk ozer turqi

Sondazh

Poll