Aktualitet

Fier / Ndezi zjarr në tokën e tij në Margëlliç, por i doli nga kontrolli, Policia nis procedim penal për 64-vjeçarin

Si pasojë zjarri i ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur duke djegur edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

23 Shtator 2022, 11:40 Nga k.m.
Fier / Ndezi zjarr në tokën e tij në Margëlliç, por i
Pamje nga zjarri në Fier

FIER- Ka nisur sot procedimi penal në gjendje të lirë për 64-vjeçarin, L. F., pasi mësohet se në fshatin Margëlliç, Patos, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij. Por flaka i ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë zjarri i ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur duke djegur edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier / Ndezi zjarr në tokën e tij në Margëlliç, për pasojë u dogj edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohet penalisht. Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. F., 64 vjeç, pasi, në fshatin Margëlliç, Patos, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

fier

Sondazh

Poll