Politike

'Nuk keni denoncuar asnjë oligark'/ Berisha: Nga unë nuk është firmosur për asnjë kullë

Berisha tha se në asnjë rast ai nuk ka dhënë në kohën kur ishte në pushtet, koncesion pa garë.

23 Shtator 2022, 13:08 Nga A.B
'Nuk keni denoncuar asnjë oligark'/ Berisha: Nga unë nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ai nuk ka firmosur për asnjë kullë. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se në asnjë rast ai nuk ka dhënë në kohën kur ishte në pushtet, koncesion pa garë. Po ashtu, ai shtoi se kur të vijë në Qeveri do të hetojë ato që janë në shkelje të standarteve të ligjit. 

'Nëse rikthehesh tek periudha para 2013-ës, konstaton se termi oligark nuk them se nuk ekzistonte, por pothuajse nuk ekzistonte. Mund t’i jap fakte ku buxheti i shtetit dhe kreditë në tërësi janë ekzekutuar nga kompani të mëdha europiane dhe botërore. Mund të t’i numëroj me radhë. Investimin kryesor e kemi pasur në rrugë. Nuk është ndërtuar asnjë kullë. Nuk është firmosur nga Berisha asnjë kullë. Ju jap ca shembuj. S’më gjen një rast të vetëm që të kemi dhënë një koncesion pa garë. E kam dëgjuar shpesh të flitet pa përgjegjësi. Edhe skaneri është me garë ndërkombëtare. Rruga e Kombit është me garë ndërkombëtare dhe juri ndërkombëtare. Do hetojmë ato që janë në shkelje të standardeve. Ky është qëndrimi im.”, tha ai.

sali berisha berisha 23 shtator 2022

Sondazh

Poll