Politike

Lobingu rus, Berisha – Bashës: Mos kujto se u mbyll ky problem

Berisha i tha Bashës se nuk do mbyllet kaq kollaj problemi për lobingun rus.

23 Shtator 2022, 12:59 Nga A.B
Lobingu rus, Berisha – Bashës: Mos kujto se u mbyll ky problem
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës. Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha i tha se nuk do mbyllet kaq kollaj problemi për lobingun rus. Më tej, ai kërkoi nga Basha që të dalë dhe të deklarojë para shqiptarëve se tani ka një raport me të dhëna konkret për mbrojtjen që po i bën Rama. 

Sali Berisha: Mos harroni deklaratën që bëri dje se ai (Rama) e dinte që paratë e Lulzim Bashës ishin ruse. Po nëse e dije si ndërhyre në gjykatë ti për ta nxjerrë të pafajshëm? Nga kush e mori urdhrin ky? Edhe sot i them Lul Bashës. ‘Mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh dhe t’u thuash shqiptarëve që tani që ka një raport me të dhëna konkrete mos mendoni se kalohet me mbrojtjen që i bën Edi Rama’. Dolën aty dhe thanë se Yuri Kim do dalë dhe do përgënjeshtrojë raportin”, tha Berisha.

Pyetja: Në çfarë faze është auditi në PD?

Sali Berisha: Auditi do të fillojë shpejt punën. Ata kanë marrë çdo gjë me vete. Kanë shkulur gjithçka, edhe harddisket. Ajo çfarë kam unë dëshmi dhe dokument është se nga hetimi i prokurorisë dhe dëshmitë që ka dhënë Ristani dhe Ilir Dervishi del se asnjë qindarkë nga këto para nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë nga arka e PD-së. Në këtë kontekst unë e quaj me të drejtë një veprim të papërgjegjshëm personal të Bashës. Hetimin tjetër e bllok Edi Rama.

sali berisha lulzim basha berisha 23 shtator 2022

Sondazh

Poll