Politike

Ministri Manja: Paga e policëve të Burgjeve barazohen me pagat e Policisë së Shtetit

23 Shtator 2022, 12:45 Nga n.m

Ministri Manja: Paga e policëve të Burgjeve barazohen me pagat e

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi se policët e burgjeve do të përfitojnë rritje pagash. Ai tha se paga e tyre do të jetë e njëjtë me atë punonjësve të Policisë së Shtetit.

"Paga e policëve të Burgjeve barazohen me pagat e Policisë së Shtetit", tha Manja. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija foli me shifra, ndërsa u shpreh se paga bazë e efektivëve të burgjeve do rritet me 13 mijë e 700 lekë.

"Paga bazë e efektivëve të burgjeve rritet me 13 mijë e 700 lekë", tha ai. 

Kjo masë u njoftua ditë më parë, kur qeveria prezantoi paketën e re të rezistencës sociale me të cilën synon të vijojë mbështetjen e qytetarëve vogël dhe disa prej sektorëve kryesorë të ekonomisë nga efektet e krizës së çmimeve.

Gjithsej janë 3600 punonjës të policisë së burgjeve dhe 10.800 policë, të cilët do të përfitojnë nga skema mbështetëse.

ulsi manja

Sondazh

Poll