Politike

Ish-presidenti kroat në Shqipëri, Mesiç: Kosova e Serbia do ta kuptojnë shpejt penalizmin që sjell mungesa e bashkëpunimit

Në përfundim të takimit të dy delegacioneve, Mesiç ka folur para gazetarëve ku ndër të tjera shprehu vlerësimin e tij për nismën e Open Ballkan si dhe foli për dialoguk Kosovë-Serbi.

23 Shtator 2022, 12:18 Nga d.a.
Ish-presidenti kroat në Shqipëri, Mesiç: Kosova e Serbia do ta
Mesic

VLORË- Delegacioni kroat i Prefekturës së Medimurjes, së bashku me ish-presidentin kroat dhe të ish-Jugosllavisë Stjepan Mesiç kanë zhvilluar një vizitë në qytetin e Vlorës ku janë pritur nga prefekti i qarkut Flamur Mamaj.

Në përfundim të takimit të dy delegacioneve, Mesiç ka folur para gazetarëve ku ndër të tjera shprehu vlerësimin e tij për nismën e Open Ballkan si dhe foli për dialoguk Kosovë-Serbi.

Mesiç ka shprehur mbështetjen e tij për nismë duke theksuar se ai është një luftëtar i madh për bashkimin dhe se vetëm Europa e bashkuar mund të konkurrojë kënddrejtë SHBA dhe Kinës dhe Rusisë.

“Nëse vendet hapin kufijtë e tyre atëherë do të thotë që qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm dhe kështu rritet më tepër bashkëpunimi duke bërë që të kemi paqe në Rajon”, tha Mesiç.

Në lidhje me vendimin e Kosovës për të qenë jashtë nismë ai u shpreh se të dyja vendet, si Kosova dhe Serbia, duhet të kuptojnë se sa rëndësi ka bashkëpunimi.

Tashmë Kosova është një fakt që Serbia nuk mund ta kundërshtojë. Shumë shpejt, Serbia dhe Kosova do të kuptojnë rëndësinë dhe penalizimet e mosbashkëpunimit”.- shtoi ai.

Ndërsa përsa i takon integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE Mesiç shprehet se vendet që janë anëtarësuar në BE deri më tani janë të lodhura nga Bashkimi Europian ndërsa ato të cilat presin anëtarësimin janë të lodhur nga pritja. Sipas tij zgjidhja është nëse vendet që nuk janë anëtarësuar të përshpejtohen procedurat që të jenë edhe këto të fundit pjesë e BE-së.

stjepan mesic mesic ne vlore flamur mamaj

Sondazh

Poll