Politike

Kallëzimi i Metës në SPAK/ Arben Kraja: Po vazhdojnë hetimet duke mbledhur prova

23 Shtator 2022, 12:11 Nga n.m
Kallëzimi i Metës në SPAK/ Arben Kraja: Po vazhdojnë hetimet
Kreu i PL Ilir Meta dhe kreu i SPAK Arben Kraja

TIRANË- Kryetari I SPAK, Arben Kraja u shpreh se çështja për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nën hetim.“Po vazhdojnë hetimet duke mbledhur prova”,  tha Kraja për gazetarët. Ish-deputeti Halit Valteri ka dorëzuar sipas tij prova të reja në SPAK. Prokuroria e Posaçme për hetimin e nisur për dosjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të kërkojë informacion në Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

SPAK me anë të letër porosive do të mundohet të sigurojë prova në Qipro për kompaninë Dorelita Limited, e cila drejtohet nga avokati Iraklis Fidetzis. Ky i fundit, sipas kallëzimit të Halit Valter është lidhja e Vangjel Tavos. Ish-deputeti Valteri ka kërkuar që SPAK të faktojë se si kanë shkuar rreth 700 mijë dollarë në Qipro, sasi të cfilën me pas Dorelita Limited i ka kaluar në SHBA për të lobuar që Ilir Meta të zhvillonte takime më kongresmenë amerikanë.

arben kraja ilir meta

Sondazh

Poll