Politike

Harta e re territoriale, Berisha: Ka pasur një marrëveshje mes Ramës e opozitës, do shtonin 5-6 bashki

Berisha deklaroi se është rënë dakord që të shtohen 5 ose 6 bashki

23 Shtator 2022, 12:47 Nga A.B
Harta e re territoriale, Berisha: Ka pasur një marrëveshje mes
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ka dëgjuar më parë, se ka pasur një marrëveshje për zgjatjen e vettingut. Gjatë konferencës së sotme, Berisha shtoi se në atë kohë u ra dakord që të shtohen 5 ose 6 bashki e se kjo e sotmja është vazhdimi i një pseudo reforme. 

PJESË NGA BISEDA:

Pyetja: Jeni në dijeni të një marrëveshje mes Alibeajt dhe Ramës për ndarjes së re territoriale, flitet për një hartë me 71 Bashki? 

Berisha: Kanë deklaruar një herë se ka pasur një marrëveshje kur është votuar zgjatja e vettingut, në të cilën u ra dakord që të shtohen 5 apo 6 bashki, kjo është vazhdimi i pseudo reformës. Studimet janë serioze, janë të bëra me ndihmën e dy qeverive, me atë demokratike shumë të konsoliduara, ne i kemi gati, por Rama me siguri do të përdorë pseudo reformën se mendon se do të marrë pushtetin. 

sali berisha berisha 23 shtator 2022

Sondazh

Poll