Politike

Amnistia fiskale/ Rama: S'më intereson çfarë flasin vendet perëndimore, s'mund të damkosin emigrantët

Ai ka thënë se nuk pranon që të damkosen 99% e emigrantëve shqiptarë.

22 Shtator 2022, 23:03 Nga F.M
Amnistia fiskale/ Rama: S'më intereson çfarë flasin vendet
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se i qëndron akoma idesë së amnistisë fiskale. Në një intervistë për 'Opinion", Rama u pyet për reagimet e vendeve perëndimore dhe tha se nuk mund të tolerojë që ata të hedhin poshtë djersnë e migrantëve e të vënë në dyshim mundin e tyre për vite të tëra jashtë Shqipërisë. Ai ka thënë se nuk pranon që të damkosen 99% e emigrantëve shqiptarë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A i qëndroni ende idesë së amnistisë fiskale? Një sërë vendesh perëndimore janë shprehur kundër.  

Edi Rama: Nuk më intereson fare se çfarë shprehin vendet perëndimore për sa kohë debati duhet zhvilluar mbi fakte dhe argumente dhe prova. Iu kam bërë të qartë vendeve perëndimore, gjithëve vendeve mike, unë teorinë që “Shqipëria dhe shqiptarët meqë janë me hije, nuk mund të bëjnë amnisti fiskale”, e refuzoj kategorikisht. Nuk e pranoj që kursimet e emigrantëve t’i fiskalizojnë në banka për 1 për qind kriminelë. Që të damkosen emigranët, unë këtë nuk e pranoj kurrë. Ne këtu flasim për emigrantë shqiptarë të cilët kanë punuar në të zezë. Volumi kryesor janë këta dhe që sot punojnë akoma në të zezë sepse bëjnë 2, 3 punë dhe ata kanë të drejtë absolute që të vijnë dhe të formalizojnë. Për ata që kanë para të krimit, ligji është shumë i qartë sepse çdokush bën një vetëdeklarim. Ligji është shumë i qartë. Në momentin që të vjen dita kur ti provohesh se je pjesë e këtyre aktiviteteve, për ty nuk vlen. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria është në një proces dialogu me vendet e tjera përsa i përket miratimit të ligjit për amnistinë fiskale. Ne jemi në proces dialogu dhe ju kemi thënë të gjithëve “bujrum hajdeni” dhe na thoni se çfarë keni me këtë ligj. Kemi nevojë të bëjmë një ligj ku të mos kemi as teori konspiracioni. 99 për qind e shqiptarëve janë krenaria e kombit dhe nuk pranoj që t’u refuzohet kjo mundësi sepse 1 për qind janë të zhytur në çëshje penale.

edi rama

Sondazh

Poll