Vrasja e Erjon Xhenjes, shpallet në kërkim Bajram Çekorja, dyshohet se mori hakun e babait
Në kërkim për të njëjtën ngjarje janë shpallur edhe dy persona të tjerë që mendohet se kanë pasur rolin e ndihmësit në krim.
TIRANË- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Bajram Çekorjan, i cili dyshohet se ka gisht në vrasjen e Erjon Xhenjes, 19-vjeçarit që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit në Shkodër. Mësohet se nga burime në rrugë operative, policia ka dalë në përfundimin se Çekorja ka gisht në vrasjen e Xhenjes.
Në kërkim për të njëjtën ngjarje janë shpallur edhe dy persona të tjerë që mendohet se kanë pasur rolin e ndihmësit në krim. Njëri prej tyre dyshohet se ka qenë në motor me Çekorjan, ndërsa tjetri ka ncjekur dhe ka ‘soiunuar’ të gjitha lëvizjet e Xhenjes.
Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 plumba në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe në momentin që mbeti i vdekur. Xhenje, rezulton të jetë i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkëlzen Xhenje, 29-vjeç.
Erjon Xhenje dyshohet se ka pasur gisht në atentatin ku mbeti i ekzekutuar Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekorjas. Ismet Çekorja, 58 vjeç, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e dy gushtit. Ai u vra vetëm pak ditë pasi në një intervistë për mediat, doli të mbronte publikisht të birin, Bajram Çekorja, i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit.
Bajram Çekorja dhe Tonato Fushaj, djali i ish-Presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, qëlluan me breshëri plumbash Bruçin mbrëmjen e 25 gushtit, por i riu u shpëtoi plumbave. Ai zbriti me shpejtësi nga makina dhe i shpëtoi atentatit.
Bajram Çekorja është një person me precedent penalë. Në vitin 2019, ai pasi kishte fshehur në apartamentin e tij në zonën e Komunës së Parisit, Barush Bregun, 35-vjeçarin që kërkohej nga drejtësia. Bregu konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe pjesë e grupit kriminal të Bajrave.
Sondazh
Shqiptari ndalohet në Kakavijë, rezulton i dënuar në Greqi, autoritetet e kthejnë mbrapsht
Kakavijë KAKAVIJË- Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet greke është vënë në pranga në m...
Aksident në Durrës, "Opel"-i përplaset me furgonin dhe kamionçinën me gurë
Aksident DURRËS- Një automjet tip ‘Opel’ është përplasur me një furgon duke shkaktuar kaos në aksin Durr&eum...
Covid, MSH: 51 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Foto ilustruese TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
I shpallur në kërkim nga Gjermania, 26-vjeçari shqiptar kapet në Kapshticë
Kapshticë KAPSHTICË- Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në pikën kufitare të Kapshti...
Kishin bërë "namin" me vjedhje makinash në Itali që arrinin vlerën 1 milion euro, në pranga shqiptari dhe italiani
Një nga fugonët e vjedhur nga autorët ITALI- Dy persona mes tyre dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e Polic...
4950 m2 tokë në Ksamil me dokumenta false, Gjykata lë në arrest shtëpie 69-vjeçarin
Gjykata e Sarandës SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 69-vjeçarin Skënder Omeri, i cili u...
Zjarri në Vlorë, Prefekti: Disa banesa rrezikohen të digjen
Flamur Mamaj VLORË- Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj u ka bërë thirrje banorëe që të ndërhyjnë për t&...
Zjarri në Margelliç, Prefekti i Fierit: Kërkuam ndërhyrje nga ajri si dhe ndihmë nga Berati
Lefter Shehaj FIER- Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj ka deklaruar se asnjë banorë nuk janë rrezikuar nga zjarrët q&eum...
Ndodh çudia në Kosovë/ Nëna lind foshnjën e vdekur, infermierja i prezanton beben tjetër si të sajin
Bebja KOSOVË- Histori e pazakontë në Kosovë! Një paciente në javën e 34 të shtatzënisë është pa...
DOKUMENTET/ Ervis Martinaj u nxorr në pritë nga një vajzë, u rrëmbye në Durrës e më pas u vra
Ervis Martinaj TIRANË- Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur&rsqu...

