Aktualitet

Aksident në Durrës, "Opel"-i përplaset me furgonin dhe kamionçinën me gurë

Ka qenë mjeti tip ‘Opel’ që i ka prerë rrugën një furgoni.

22 Shtator 2022, 18:17 Nga F.M
Aksident në Durrës, "Opel"-i përplaset me furgonin dhe
Aksident

DURRËS- Një automjet tip ‘Opel’ është përplasur me një furgon duke shkaktuar kaos në aksin Durrës-Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Lekaj. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se ka qenë mjeti tip ‘Opel’ që i ka prerë rrugën një furgoni.

Për pasojë, shoferi ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur dhe me një tjetër kamionçinë që ishte ngarkuar me disa gurë. Nga aksidenti nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

aksident ne durres

Sondazh

Poll